BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

E bukur apo e zakonshme? Eksperimenti tregon se si femrat ndjehen!

By admin
In Fun
Apr 8th, 2015
0 Comments
705 Views

e-bukur-apo-e-zakonshme-eksperimenti-tregon-se-si-femrat-ndjehen-video_hdMe tabelat ku shkruan e “bukur” dhe në tjetrën e “zakonshme”, ju dha mundësia femrave të shprehen se si ndjehen.

Eksperimenti që ka realizuar prodhuesi i kozmetikës Dove, ka nxjerrë në pah se si ndjehen femrat për dukjen e tyre në vende të ndryshme të botës.

Statistikat nuk janë të njëjta sa i përket zgjedhjes në Shangai, San Francisko, Londër, San Paolo dhe Delhi ku është zhvilluar eksperimenti gjatë një jave, transmeton Telegrafi.

Në total, 96 për qind e femrave kanë treguar se janë të “zakonshme”, me vetëm katër për qind që tregojnë se janë të “bukura”.

Kjo kampanjë dëshiron të inkurajojë femrat që të mendojnë mirë kur dëshirojnë të bëjnë intervenime që e zbukurojnë dukjen e tyre e që të ndihen mirë ashtu si janë.