BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

Qendrat “Play Station”, frekuentohen edhe nga 50-vjeçarët

By admin
In Fun
Apr 8th, 2015
0 Comments
767 Views

qendrat-ldquo-play-station-rdquo-frekuentohen-edhe-nga-50-vje-ccedil-ar-euml-t_hdLojërat elektronike janë bërë rutinë e ditës për grupmosha të ndryshme edhe në Shqipëri. Këto risi teknologjike nuk shihen vetëm si shpenzim i kohës së lirë, por edhe si një mënyrë për t’u argëtuar, apo për t’u larguar nga streset e ditës.

Pothuajse çdo ditë, adoleshentët deri te 50-vjeçarët, frekuentojnë qendrat “Play Station”, duke qëndruar për orë të tëra para ekraneve të televizorëve.

Këto qendra mbushen plot, qysh në orët e para të mëngjesit, dhe nuk dihet se kur mund të mbyllen në mbrëmje, sepse shpeshherë frekuentuesit e gdhijnë natën edhe aty.

Por a është kjo mënyra e duhur? Gjatë një vëzhgimi nëpër rrugët e Tiranës, vumë re se në çdo lagje dhe nëpër çdo rrugë ka pa fund qendra të tilla. Këto lojëra janë kthyer në biznese, që mesa duket në Shqipëri sjellin të ardhura.

Studime të shumta kanë nxjerrë përfundimin se, lojërat elektronike nuk janë aspak të këshillueshme, sepse njerëzit bëhen pjesë e një ambienti virtual, aq sa ata fillojnë dhe shfaqin edhe sjellje agresive.

Gjatë një bisede për gazetën “Shekulli”, Gazmend Durmishi, administrator i një qendre “Play Station” thotë se, qendra e tij frekuentohet nga çdo grupmoshë, që nga mosha 8- vjeçare, deri tek ajo 50-vjeçare.

Ai na tregon se, qendra ku punon frekuentohet nga të dyja gjinitë.

Lojërat që aplikohen më tepër janë: blur, pro evolucion-soccer dhe futboll FIFA 2015.

“Të gjithë personat që frekuentojnë qendrën krijojnë varësi ndaj lojërave dhe iu kthehet në refleks. Për mendimin tim ka dy lloj klientësh, klientë dite dhe klientë nate, sepse ka nga ata persona që vijnë pas mesnate, të cilët konsumojnë edhe alkool”, shprehet Gazmendi.

Ai na rrëfen më tej se, klientët e tij mund të qëndrojnë edhe me orë të tëra para ekraneve, shfaqin sjellje agresive për shkak të humbjeve të lojërave dhe janë të përqendruar maksimalisht. Ai na rrëfen se, pjesë e këtyre lojërave janë edhe fëmijët e shkollave 9-vjeçare, të cilët sapo mbarojnë orët e mësimit vrapojnë drejt dyerve të qendrave dhe shpenzojnë orë nga pasditja e tyre.

“Pagesat për këto lojëra konsistojnë në çmime, si për shembull 150 lekë për dy veta, që përfshijnë një lojë dhe 200 lekë për katër veta. Çmime të lira”, shprehet administratori.