BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

Kosovari burim i lajmeve të SocialTimes për risitë e Facebook

By admin
In Teknologji
Apr 8th, 2015
0 Comments
561 Views

kosovari-burim-i-lajmeve-t-euml-socialtimes-p-euml-r-risit-euml-e-facebook_hdMe sa duket, Facebook është duke e testuar një vegël të re me të cilën do tu ndihmojë administruesve të faqeve brenda rrjetit social.

Më saktë, funksioni i ri i Facebook do tu ndihmojë administruesve të faqeve të tyre ta kuptojnë se si është duke u menaxhuar kujdesi ndaj konsumatorëve ose fansave të faqes së tyre.

Po ajo që është edhe më shumë lajm në këtë rast është se këtë funksion të ri të Facebook, ndër të parët e ka kuptuar specialisti kosovar i rrjeteve sociale, Visar Breznica, i cili sipas burimeve të sigurta të Telegrafi.com është menaxher i marketingut digjital në IPKO.

Lajmin për veglën e re të Facebook kushtuar faqeve në Facebook e ka raportuar faqja e famshme e dedikuar rrjeteve sociale SocialTimes (pjesë e AdWeek), e cila e ka cituar Visarin si burim të informacionit., ndërsa ekspertja amerikane e rrjeteve sociale Mari Smith gjithashtu e ka falënderuar Visarin për identifikimin e risisë së ofruar nga Facebook.

Sipas SocialTimes, me veglën e re të Facebook, administruesit e faqeve tashmë mund të mësojnë për kohën dhe shpejtësinë e përgjigjeve të bëra nga faqja në mesazhet private të cilat i dërgojnë fansat e saj, apo përdoruesit e tjerë të rrjetit social.