BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

Cili vend e don iPhone më shumë sesa SHBA-ja?

By admin
In Teknologji
Apr 8th, 2015
0 Comments
484 Views

cili-vend-e-don-iphone-m-euml-shum-euml-sesa-shba-ja_hdKohëve të fundit, Kantar Worldpanel e lëshoi raportin e saj mbi pjesëmarrjen e telefonave të mençur mobil në treg për periudhën tre mujore që përfundon më shkurt 2015.

Dhe nga raporti i fundit, ishte e qartë se të dhënat janë të mira për iOS të Apple.

E udhëhequr nga telefonat e saj më të rinj, përkatësisht iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, Apple ka vazhduar të tërheqë pjesën e tregut nga sistemet e tjera operative — sidomos nga Google dhe sistemi i saj operativ, Android.

Për shembull, Apple u rrit nga viti në vit në të gjitha tregjet e mëdha të Evropës, sikurse Britania e Madhe, Spanja, Franca, Gjermania, dhe Italia, me 2,9 pikë përqindje për të arritur në 20,9%; ndërsa anasjelltas, Android humbi 2,9 pikë përqindjeje të pjesës së saj të tregut në këtë periudhë, duke rënë në 67,6%.

Kantar ka thënë se Apple është duke performuar mirë, sidomos në tregun kinez. Por kjo nuk e bën Kinën që të jetë shteti që më së shumti e don telefonin e Apple, iPhone, sepse sipas raportit thuhet se vendi që e do më shumë telefonin më të famshëm në botë është Japonia.

Japonia ka raportuar pjesëmarrje të tregut të iOS prej 49,8% në tremujorin e fundit që është mbyllur në shkurt.

Thënë më thjesht, një nga çdo dy telefonat e shitur në Japoni gjatë dhjetorit, janarit, ose shkurtit ishin telefonat Apple –ose 10 pikë përqindjeje më lart sesa në Britaninë e Madhe dhe kolonitë e saj të mëparshme.