BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

Android Lollipop në 5.4 për qind të pajisjeve Android

By admin
In Teknologji
Apr 8th, 2015
0 Comments
441 Views

android-lollipop-n-euml-5-4-p-euml-r-qind-t-euml-pajisjeve-android_hdRaporti mujor i Google tashmë është publikuar dhe i njëjti nuk ka shumë befasi. Përditësimet e fundit dhe zbarkimi i versionit të ri në pajisjet e reja sikurse Galaxy S6 dhe HTC One M9 e kanë rritur pjesëmarrjen e versionit të ri të Android Lollipop, në krahasim me muajin e kaluar.

Duke bërë krahasim me muajin e fundit, ne mund të shohim se shumë prej përdoruesve nga i gjithë ekosistemi i Android janë duke kaluar në versionin e ri të Android.

Në ndërkohë, versionet më të vjetra si Gingerbread, Ice Cream Sandwich, dhe Jelly Bean kanë pasur një rënie të lehtë. Më mbresëlënëse ka qenë rënia prej pothuajse 2% e Jelly Bean.

Ndërsa Android është vazhdimisht duke parë aktivizime të reja të pajisjeve mobile që bazohen në të, duket se përdoruesit e rinj janë duke ardhur në versionin Kitkat dhe në Lollipop.