BALLINA | RRETH NESH | MARKETING | KONTAKTI                                                                                                                                                                                                                                                                      

HTC zbulon edhe One M9 Plus

By admin
In Teknologji
Apr 8th, 2015
0 Comments
474 Views

htc-zbulon-edhe-one-m9-plus_hdVetëm disa javë pas zbulimit zyrtar të HTC One M9, HTC ka prezantuar zyrtarisht edhe modelin e ri dhe pasaardhësin e telefonit të saj të shumëpërfolur, përkatësisht modelin HTC One M9 Plus.

HTC One M9 Plus është një telefon pak më i madh sesa paraardhësi i tij, me dizajn gati identik dhe trup të metaltë, por në mesin e risive që i njëjti sjell është edhe skaneri i gishtave në butonin qëndror në pjesën e përparme, dhe kamerat Duo Camera, që ishin edhe në versionin e mëparshëm – One M8.

HTC One M9 Plus – për fat të keq – është një model i ri i telefonit që HTC e zbuloi në Pekin, dhe deri tani është thënë se i njëjti do të shitet vetëm në Kinë.

Karakteristikat kryesore të HTC One M9 Plus, përfshijnë:

  • Android 5.0 Lollipop me HTC ‘China Sense’
  • Dimensionet: 150.99 x 71.99 x 9.61mm
  • Ekrani: 5.2-inç në LCD me 1440 x 2560-piksel (Quad HD)
  • Procesori: MediaTek MT6795T octa-core në 2.2GHz
  • 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme
  • Kamera kryesore: 20MP
  • Kamera e përparme: ‘UltraPixel’

Telefoni do të ofrohet në tri ngjyra: një kombinim me ari dhe argjend, një tjetër version është në ngjyrë të artë, dhe një model vjen në variantin gri.